Ku u “zhduk” Andres Iniesta?
Publikuar:
(13.09.2022 19:52:43)

Ka vite që nuk luan në nivelet më të larta të futbollit.
Por, këpucët nuk i ka varur.
Andres Iniesta po e vazhdon karrierën në elitën e futbollit japonez, te Vissel Kobe.

Me këtë skuadër – mesfushori spanjoll fituar dy trofe: Kupën dhe Superkupën e Japonisë.
38 vjeçari që i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me Barcelonën – ishte larguar nga “Camp Nou” në vitin 2018.
Ani pse kishte oferta nga ekipe tjera në Evropë – ai vendosi të mos i pranonte për shkak të respektit të madh ndaj Barçës.
Andres, mbetet një nga lojtarët më të respektuar në botën e futbollit, teksa partneriteti i tij e Xavi Hernandez ka mbetur në librat e historisë. /Shqip.com