Sport Ndërkombëtar

Ku tash – Dani Alves?

Dani Alves

Kapitullin e dytë me Barcelonën e mbylli pas një gjysmë sezoni.

Por, Dani Alves – me 39 vjet në supe nuk  e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është lojtar i lirë – dhe nuk ka vendosur për të ardhmen.

Alves ka deklaruar disa herë në publik se dëshiron të luaj edhe në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me Brazilin – dhe për të arritur këtë – fillimisht duhet ta gjejë një ekip të ri.

Veterani – zhvilloi 14 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, teksa regjistroi tre asistime dhe një gol.

Ndërsa, nuk u përfshi fare në listën e futbollistëve të përzgjedhur për Europaligë./Shqip.com