Sport Ndërkombëtar

Kthim në kohë – “magjistari” i quajtur Ronaldinho

Ronaldinho Gaucho

Ai gjithmonë buzëqeshte. Rezultati nuk ishte arsyeja.

Madje edhe në ditët më të errëta të karrierës së tij nuk ndalej së dhuruari pozitivitet në fushën e gjelbër.

Magjik, i veçantë dhe gjithmonë i dashur nga publiku. Kështu mund të parafrazohet në pika të shkurtra karriera e Ronaldinho Gauchos.

“Magjia” që Dinho bënte me topin ishte diçka madhështore dhe që rrallë shihet në botën e futbollit.

15 years since Ronaldinho's presentation as a Barça player - YouTube
Ronaldino – prezantimi i tij te Barcelona

Aftësitë e tija dribluese, ngjasonin më shumë me video-lojëra se sa me realitetin, sepse ai i driblonte kundërshtarët aq lehtë saqë shumë shpesh dukej sikur po bënte stërvitje dhe jo ndeshje zyrtare.

Por, driblimet nuk ishin e vetmja gjë e veçantë e brazilianit, pasi shpejtësia, asistimet dhe saktësia nga gjuajtet e lira ishin pjesë e pandashme e tij dhe e bënin atë njërin ndër futbollistët më të kompletuar që ishte parë deri më atëherë.

Ishte viti 2003 kur braziliani zbarkoi në “Camp Nou” dhe ani pse nuk ishte transferim me zhurmë të madhe, shenjat që ai i la në Kataluni mbeten të pashlyeshme.

World Cup glory and Bernabeu magic - Ronaldinho's best moments for Barca  and Brazil
Ronaldinho – duke festuar një gol

Sukseset e tij me Barcelonën ishin jashtëzakonisht të mëdha, si në nivelin individual edhe në atë ekipor.

Me blaugranët, ai fitoi La Ligën spanjolle, Ligën e Kampionëve, ndërsa qershia mbi tortë ishte Topi i Artë, i cili mbetet i vetmi i fituar në karrierën e tij.

Mesfushori me tipare sulmuese, gjithashtu konsiderohet si njëra nga arsyet më të forta që katalunasit u shndërruan në një super ekip dhe pse gjërat në “Camp Nou” ndërruan rrënjësisht.

Ani pse shumë histori kanë një përfundim të lumtur, e Ronaldinhos nuk ishte e tillë sepse rënia e tij si futbollist, ishte aq e shpejtë sa që nuk mund të shihej edhe në ëndërrat më të këqija.

Ronaldinho still hungry - Eurosport
Ronaldinho

Në vitin 2008, kur dashuria e tij me Barcelonën erdhi në përfundim dhe ai u “divorcua” me katalunasit, pasi forma e tij kishte rënie drastike, ani pse ai ishte vetëm 28 vjeçar.

Në atë kohë në “Camp Nou” arriti një trajner i ri i quajtur Pep Guardiola dhe ishte fillimi i një epoke në të cilën nuk kishte vend për brazilianin me numër 10 në fanelë.

Arsejet pse Ronaldinho nuk ishte më në majat e futbollit ishin të qarta për të gjithë : Jeta e çrregulluar e natës dhe mungesa e seriozitetit në stërvitje. Këtë e pranoi edhe vetë Dinho, teksa disa herë ka këshilluar publikisht të rinjët – që të mos e ndjekin rrugën e tij.

Pas largimit nga klubi spanjoll, ai u transferua te gjigandi italian, Milano, ku kishte një periudhë me ngritje dhe zbritje të formës, por e suksesshme në nivelin ekipor sepse u shpallën kampionë të Series A në sezonin 2010-2011.

Ronaldinho AC Mailand Bild - Kaufen / Verkaufen
Ronaldinho – sa ishte pjesë e Milanit

Aventura e tij te kuqezinjët zgjati tre vite dhe faktikisht, Milano ishte ekipi i tij i fundit në Evropë dhe ai u rikthye në Brazil ku luajti fillimisht te Flamengo, pastaj tek Atleticio Miniero, teksa një periudhë të shkurtër e kaloi edhe në Meksikë, te Queretairo.

Lavdia e tij në fushën e gjelbër mbaroi te Fluminense, sepse pastaj nuk u paraqit për asnjë ekip tjetër, duke u përshëndetur kështu me futbollin njëherë e përgjithmonë.

South American Soccer - SBI Soccer
Ronaldinho – Fluminese

Për Dinhon topi ishte një lodër të cilin e përdorte për të dhuruar shfaqje. /Shqip.com