KSF sjell spektakël, Abdurzakov e fiton ndeshjen kryesore
Publikuar:
(01.08.2022 23:00:06)

Edicioni i dytë i Kosova Fighting Series pati disa përballje interesante.
Në krye ndeshjen e arte marciale triumfoi, Mansour Abdurzakov.
Në përballjen e boksit shqiptar Shpëtim Bajoku dhe Arian Gashi u përballën në meçin e dytë.
Meçin që zgjati tre runde e fitoi Bajoku.
Derisa në artet marciale shqiptari Erçin Shirinit u mposht nga Pavel Dailidko, meçi u desh të ndërprehej pasi që Dailidko e mbërtheu herët kundërshtarin e tij.
Humbje pësoi edhe kosovari Enis Bërbatovci, i cili u mposht nga turku Muhamed Osmanoglu.
Ky organizimi po zhvillohet për herë të dytë në Kosovë, pasi u KSF u mbajt edhe në vitin 2020./Shqip.com