Kryeziu paralajmëron vizitën e Kurtit në SHBA

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shpërndarë disa foto nga takimet e fundit të Kryeministrit Kurti.
Kryeziu ka thënë se këto takime të Kurtit janë zhvilluar në një periudhë kohore në më pak se gjashtë muaj.
“Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj’’ ka shkruar Kryeziu.
Ai po ashtu ka vendosur edhe flamurët e shteteve me të cilat Kurti ka zhvilluar takime.
Tutje Kryeziu ka shtuar se muaji maj do të jetë muaji i takimeve të tjera më rëndësi.
‘’ E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme’’ ka shtuar Kryeziu.
Në fund Kryeziu ka thënë se fillimisht Kurti do të takohet me Ministren e Mbrotjes të Gjermanisë e pastaj do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Shqip.com