Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi: Albin Kurti është diktator

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një diktator.
Ai tha se në momentin kur ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kishte humbur shumicën e saj në asamblenë komunale, Kurti i kishte telefonuar atij duke i thënë ‘mos bëni kështu e ashtu’.
Tutje, Arifi thotë se kryeministri i Kosovës ka dashur në një moment të caktuar t’ia imponojë që të tërhiqet nga ai proces.
“Ne normalisht proceset demokratike i vlerësojmë më lartë se ndonjë urdhër të ndonjë pseudo-diktatori dhe i kemi vazhduar proceset. Ai nuk e vëren, por është diktator pseudik. Është pak më mirë i veshur, me një kravatë ndryshe e gjuhën ndryshe, por në thelb e ka atë ideologjinë diktatoriale. Në qoftë se dikush kritikon, është menjëherë kundër.
Pas ardhjes tonë në pushtet vitin e kaluar, çdo vizitë e ka urdhëruar që të mos vijë më në Komunë të Preshevës, ka vizituar vetëm Komunën e Bujanocit dhe kaq. Çdo ministër që ka ardhur deri më tani, i ka thënë të mos shkojnë në Komunë të Preshevës”, ka theksuar Arifi.
Ai po ashtu u vlerësoi se Kurti e ka bërë një gabim, siç e cilësoi, shumë të madh kur ka qenë debati rreth bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës më 2018-ën.
“Kur ish-presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e ka ecën këtë kërkesë në nivel ndërkombëtar, Albin Kurti ka dalë kundër. Jo vetëm kundër me qëndrim, por edhe me një demonstratë kundër kësaj. E ka bërë atë të cilën ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e kemi kërkuar qysh prej vitit 1992, pra bashkëngjitjen, e Kurti e ka kundërshtuar”, tha Arifi në Klan Kosova.
Kujtomë se, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dorëzuar këtë të martë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit.
/Shqip.com