Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht
Publikuar:
(14.11.2021 12:00:24)

Kryetari i Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka folur në një konferencë për media rreth procesit të deritanishëm të votimit.
Radoniqi tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht, shkruan Shqip.com.
“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht”.
Më tutje ai tha se janë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”./Shqip.com