Lajme

Kryetarët veriorë: Opsion veç dorëheqja, peticioni s’bëhet

Veriu i Kosovës / Ilustrim
Veriu i Kosovës / Ilustrim

Është kërkesa konstante nga aleatët ndërkombëtarë, e cila me muaj nuk po merr epilog. Presioni ndaj Prishtinës për ri-organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore u shtua pas pajtimit që Lista Serbe pati të marrë pjesë në to.

Nisma e Qeverisë së Kosovës për peticion nuk po gjen jetësim, ndaj rruga e vetme mbetet largimi vullnetar i kryetarëve sipas Kadri Kryeziut që është profesor i të drejtës kushtetuese.

Edhe juristi Ardian Bajraktari pohon se heqja dorë nga mandati duhet t`u kërkohet prefektëve veriorë por jo si detyrim nga ekzekutivi, raporton Klan Kosova.

Por nga PDK-ja që udhëheq me Zveçanin e Zubin Potokun, thanë gjatë javës se nuk kanë në plan t’iu kërkojnë diçka të tillë partiakëve të tyre.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan e Zubin Potok u fituan nga shqiptarët pas bojkotit si nga kandidatët ashtu edhe votuesit serbë.

/Shqip.com