Kryesia e Kuvendit e çon për mendim në qeveri Trust-in dhe pensionet e policëve
Publikuar:
(22.09.2022 12:15:57)

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta procedoj për opinion në Qeveri Projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të Trustit.
Pas mbledhjes, askush nuk është deklaruar për medie me arsyetimin se prezentë nuk ishin shefat e Grupeve Parlamentare.
“Kryesia procedoi për mendim në Qeveri edhe Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore”, thuhet në njoftim.

Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj, pastaj projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare.
Partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj./Shqip.com