Lajme Botë

Kryeredaktorja e versionit rus të Russia Today, dha dorëheqjen pasi dënoi luftën në Ukrainë

Maria Baronova, kryeredaktore e versionit rus të Russia Today , u largua nga pozita pasi dënoi luftën në Ukrainë.  Ajo ka sqaruar se nuk do të bëjë deklarata publike për shkarkimin e saj.

Sipas Baronova, “ajo nuk ka asgjë tjetër për të folur”, nga ajo që kishte deklaruar më herët.  

 Më 26 shkurt, ajo iu përgjigj publikisht kryeredaktores kryesore të RT, Margarita Simonyan, e cila i quajti “jo-rusë” ata që janë kundër veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

‘Nëse zgjodha të jem me Rusinë, kjo nuk do të thotë se duhet të eci në një sistem totalitar, të hesht, ose p.sh., të gëzohem që regjimi që nuk e dua për vendin tim po eksportohet diku tjetër. Dhe ky regjim më në fund do ta kthejë jetën tonë në një ferr të pafund. Rusët janë në rregull. Dhe ata po bombardojnë Kievin dhe Kharkovin, si dhe bombardojnë Donetsk”, ka thënë  ajo.

Para se të punonte në RT, Baronova ishte asistente e deputetit Ilya Ponomarev dhe kuratore e projektit për të drejtat e njeriut Open Russia, të cilin në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme ruse e njohu si një organizatë të padëshirueshme.