Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Përqendrohuni në dialog
Publikuar:
(26.05.2023 20:13:33)

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se tensionimi i situatës në veri të Kosovës, nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon”, ka shkruar Nikolla.
/Shqip.com