Lajme

Kryeministrja italiane shkon me traget në Vlorë, takohet me Ramën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mbërriti në Vlorë me traget, aty ku u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas mbërritjes në tokën shqiptare, kryeministrja italiane aktualisht është takuar me Ramën, ku janë takuar tek vilat qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve së bashku me kryeministren është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.

Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës. /Top Channel

/Shqip.com