Kryeministrja finlandeze mohon përdorimin e drogës, pas videos të publikuar

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video në të cilat kryeministrja finlandeze, Sanna Marin feston me disa persona duke vallëzuar, përqafuar, sharë e duke bërtitur për kokainë.
Por, kryeministrja finlandeze ka mohuar përdorimin e drogës, pasi pamjeve të publikuara duke thënë se ajo nuk kishte “asgjë për të fshehur”.
“Jam e zhgënjyer që është bërë publike. Mbrëmjen e kalova me miqtë. Me festë, goxha e egër, po. Kërceva dhe këndova.”, ka deklaruar Sanna Marin.
E cilësuar si “politikania më e lezetshme në botë” për shkak të stilit të saj të relaksuar të udhëheqjes, Sanna Marin, 36, është kritikuar edhe më parë për stilin e saj të egër të jetesës.
Finland’s Prime Minister @MarinSanna is in the headlines after a video of her partying was leaked today.
She has previously been criticized for attending too many music festivals & spending too much on partying instead of ruling.
The critics say it’s not fitting for a PM. pic.twitter.com/FbOhdTeEGw
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 17, 2022
Videoja ku shihet Marin duke u argëtuar me disa personalitete finlandeze, është postuar nga gazeta finlandeze Iltalehti të mërkurën.
Pjesë e grupit argëtues bashkë me kryeministren ishte edhe deputeti Ilmari Nurminen./SHQIP.com