Kryeministri ukrainas: Na duhen 750 miliardë dollarë për rindërtim, rusët duhet ta paguajnë faturën

Lufta në Ukrainë ka sjellur pasoja enorme edhe në infrastrukturën e vendit, përveç dëmeve në jetët e njerëzve.
Rreth një problemi të tillë ka folur të hënën kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.
“Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus”, ka thënë ai, raporton BBC.
Shmyhal, në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, tha se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus.

Konferenca dyditore në Lugano, e cila tashmë është dëgjuar nga presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa nga liderët botërorë dhe OJQ-të me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Përndryshe, lufta në Ukrainë është në katërmujorshin e saj, që prej se nisi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com