Lajme Ballkan

Kryeministri serb thotë se kam përshtypjen që Kurti nuk e bën Asociacionin

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha në Athinë, pas më shumë se një ore bisedime me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se përshtypja e tij është se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta themelojë Asociacionin.

Sipas tij, Kurti as nuk mendon për themelimin e Asociacionit.

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e tij”, u tha Vuçeviq gazetarëve serbë në Athinë, raporton Tanjug.

Vuçeviq shtoi “se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren”. Ai po ashtu njoftoi se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

/Shqip.com