Lajme

Kryeministri grek, Mitsotakis mbërrin në Tiranë me mendjen te Fredi Beleri: Do flas me Ramën

Ka mbërritur në Tiranë për punimet e Samitit të BE për Procesin e Berlinit edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai u prit nga kreu i qeverisë kryeministri Rama para Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat greke, Mitsotakis u shpreh se do të ngrejë çështjen Beleri. “Do flas me Ramën dhe për çështjen Beleri, është një çështje e rëndësishme për ne“- tha ai,.

Para Kryeministrisë ka mbërritur edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Për mediat greke Mitsotakis u shpreh se do të ngrejë çështjen Beleri. “Do flas me Ramën dhe për çështjen Beleri, është një çështje e rëndësishme për ne”, tha ai.

Fredi Beleri është kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës. Ai ndodhet në burg prej momentit të arrestimit në 12 maj, pasi u kap në flagrancë për blerje votash. GJKKO ka nisur gjykimin e dosjes së tij, ndërsa Apeli ka rrëzuar disa ankimime të Belerit për të lënë qelinë me qëllim bërjen e betimit.

Athina ka bërë presion në mënyrë të vazhdueshëm ndaj Tiranës dhe gjykatave shqiptare, presione të cilat janë injoruar. Qëndrime ka mbajtur edhe Bashkimi Europian duke i kërkuar Greqisë të respektojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

/Shqip.com