Lajme

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. Burimet: Është në gjendje të mirë shëndetësore

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. Sipas burimeve, Rama i është nënshtruar një operacioni për hernien inguinale. 

Kreu i qeverisë është shtruar mëngjesin e sotëm në spital ku raportohet se i është nënshtruar operacionit nga kirurgu Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, deklaroi Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.

/Shqip.com