Lajme

Kryemadhi: Samir Manes i kam shitur një shtëpi në Qerret! Doja të blija vilë tek Rolling Hills, por Meta kur e mori vesh…

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pas shtyrjes së seancës së GJKKO ka folur për pjesë të dosjes së SPAK në ngarkim të Ilir Metës, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Kryemadhi tha se në këtë dosje është përfshirë dhe emri i biznesmenit Samir Mane për një ligj të porositur sipas SPAK për minierat.

Por Kryemadhi ka hedhur poshtë pretendimet, duket thënë se lidhja me Samir Manes i ka shitur një shtëpi në Qerret, kurse ligji i propozuar në Kuvend është kërkuar nga Vali Bizhga dhe LSI ka propozuar një ligj për statusin e minatorit.

Duke folur për vilën që sipas saj është dhënë si dhuratë për këtë nismë ligjore, Kryemadhi ka thënë se vila në Rolling Hills, ka dashur ta blejë bashkë me mamanë e saj, Fatime Kryemadhi, ndërkohë që Ilir Meta nuk ka qenë ne dijeni.

Ajo tha se e ka parë vilën, por pasi e ka marrë vesh Ilir Meta ka anuluar çdo gjë.

Monika Kryemadhi: Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë…

Unë zotit Samir Manes i kam shitur një shtëpi që e kemi patur në Qerret në vlerën 300 mijë euro, që është bërë me kontratë sipas ligjeve. Ju thoni që këtë vilën e ka kështu e jo ashtu…

Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës e cila është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të të gjitha kompanive që merreshin me galeritë e minierave. Ju e dini shumë mirë si ka qenë e copëzuar historia e prodhimit të kromit dhe mineraleve në Shqipëri.

Duhej një ligj që i unifikonte të gjitha galeritë, këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane. Saimir Mane kishte pjesë të sindikatës në biznesin e vet një sindikatë minatorësh, ndërkohë që Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI projektligjin për statusin e minatorit.

Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Genc Ruli ka qenë nënkryetar Komisioni dhe Eduard Shalsi ka qenë kryetar i Komisionit.

Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, të sigurimeve të minatorëve  sepse në atë kohë 90% e tyre ishin pa sigurime shoqërore dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk ka të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë mua Samir Mane.

Po unë kam dashur unë të marr një vilë te Samir Mane, në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës, e kam parë me mamanë time, me të cilën jetoj sepse jetoj që në momentin që babai im është sëmurë që ka vuajtur dhe që ka qenë i paralizuar. Kemi shkuar, kemi diskutuar, ta marrim, mos ta marrim me bashkëshorten e zotit Samir Mane, të më fali që e përmend, por kjo punë kështu vajti me thashetheme.

Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, ku do jemi komshi i thotë Meta? Se unë do jetoj te Blloku, do vish te Blloku? Jo i thotë, te Rolling Hills, po do merreni një shtëpi ju atje. Dhe aty Meta mori dijeni për rastin, dhe me thotë në shtëpi Ilir Meta që më tha ambasadori grek…

Po i thashë e kam parë unë si shtëpi që të ikim nga kjo qe jemi se ka shumë zhurmë. Nuk mund të marrësh asgjë sepse ti në radhe të parë do më pyesësh për mua kur bëhet fjalë për shtëpi dhe unë i kam nisur një mesazh zonjës dhe i kam thënë: Motra anuloje se nuk do ta marrim. Janë dy gjëra të ndryshme…

/Shqip.com