Kryediplomati spanjoll: Nuk njohim Kosovën, por s’e pengojmë anëtarësimin në BE

Spanja nuk do të ndryshojë qëndrim për pranimin e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht njohjes së pasaportave.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, në një intervistë të dhënë për mediumin “El Periodico Espana”.
Megjithëse, Albares thotë se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun Kosovë-Serbi dhe afrimin e Prishtinës në Bashkimin Evropian.
“As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor, dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe Përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj. Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares
/Shqip.com