Lajme

Kryediplomati austriak në Prishtinë takohet me Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg pritet që gjatë ditës pos takimit me Donika Gërvallën dhe Vjosa Osmanin të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi midis Kurtit dhe Schallenberg pritet të zhvillohet në ora 13:45.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Kurti fillimisht do ta pres në oborrin e qeverisë zyrtarin austriakë e pastaj së bashku me të pritet të  zhvillojë edhe një takim./Shqip.com