KRU “Prishtina” paralajmëron rritje të faturës së ujit
Publikuar:
(18.11.2021 13:37:59)

KRU “Prishtina” njofton se faturat e ujit pritet të pësojnë rritje nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Ujësjellësi, më 19 nëntor do të mbajë diskutim publik për të përcaktuar tarifat për periudhën 2022-2024, shkruan Shqip.com.

Diskutimi do të fillojë në ora 11:00 ndërsa Ujësjellësi pritet të prezantojë një propozim që justifikon nivelin e ri tarifor.
Si pasojë e recesionit ekonomik, edhe kompania “Pastrimi”, parashihet t’i rrisë faturat nga 4.70 euro në 6 euro./Shqip.com