Kroacia – fituese e grupit 1 – në Ligën A

Kroacia është fituese e Grupi 1 – në Ligën A.
Skuadra e udhëhequr nga Zlatko Dalic ka triumfuar ndaj Austrisë – me rezultat 1-3.
Golat për mysafirët u realizuan nga Modric, Livaja dha Lovren.
Teksa – golin e nderit për vendasit e realizoi Baumgartner.
Në total – kombëtarja kroate ka arkëtuar 13-të pikë.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara – ka arkëtuar katër fitore, është mposhtur një herë dhe ka një barazim.
Në vendin e dytë – mbeti Danimarka me një pikë më pak.
Kurse Franca që ishte favorite në letër – e mbylli këtë kampanjë në pozitën e tretë – me vetëm pesë pikë.
Në Ligën B – ka rënë Austria, e cila grumbulloi vetëm katër pikë në total.
Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate:
Danimarka 2-0 Franca
Holanda 1-0 Belgjika
Uellsi 0-1 Polonia
Ishujt Faroe 2-1 Turqia
Luksemburgu 1-0 Lituania /Shqip.com