Kriza ekonomike e Barcelonës, tjetër futbollist pranon uljen e pagës

Barcelona po vazhdon të përballet me vështirësi ekonomike për shkak të keqmenaxhimit të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu, shkruan Shqip.com.
Bartoumeu e çoi shumën e borxheve në plotë 1 miliardë e 350 mijë euro, duke bërë që disa lojtarë të “sakrifikohen” me ulje page.
Goditja më e madhe erdhi me largimin e Lionel Messit, por as paga e kursyer e argjentinasit nuk po mjafton për të shmangur krizën e thellë të klubit katalanas.
Pas mbrojtësit, Gerard Pique, edhe Jordi Alba ka pranuar uljen e pagës, për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e situatës.
Negociatat mes dy palëve kishin filluar para disa ditësh, ndërsa të hënën sipas shtypit spanjoll është arritur marrëveshja përfundimtare.
“Askush nga klubi nuk më ka pyetur deri dy ose tri javë më parë. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj dhe mendoj se askush nuk mund të dyshoj tek unë”, tha Alba pas ndeshjes kundër Real Sociedad.
Nga ana tjetër, negociatat për ulje page me Sergio Busquets dhe Sergi Roberto janë ende të hapura./Shqip.com