Kritika e gjykime të shëmtuara për peshën pas lindjes, Einxhel u përgjigjet ndjekësve
Publikuar:
(17.02.2023 11:59:13)

Enxhel Shkira dhe Dj Dahz ka disa javë që janë bërë prindër.
Ata daljën e parë televizive pas kësaj kohë e kishin në ‘Zemër Luana”, ku Enxhiel është kritikuar shumë nga fansat për peshën që ka fituar.
Por, ajo ka vendosur që t’i përgjigjet kritikave të shumta siç tha ajo ka pranuar këto ditë.

Atyre ajo ka vendosur t’u përgjigjet në mënyrën më të bukur duke bërë një paralele me Adriana Limën, e cila pas lindjes me disa kilogramë më shumë ishte paraqitur në pasarelë por nuk ishte gjykuar.
“Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.”


/Shqip.com