Kristi fotografohet me të dashurën e re

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Kristi Aliaj, disa ditë më parë ka zbuluar se ka rigjetur dashurinë, ndërsa tregoi se lidhja është serioze dhe së shpejti do të fejohet.
Madje së fundmi ai u kap mat nga paparaci së bashku me një vajzë në Bllok, dhe menjëherë u aludua se ajo mund të jetë e dashura e tij.
Teksa ishte i ftuar në emisionin e “Wake Up”, Aliaj ka folur më shumë rreth jetës së tij private. Ai zbuloi se vajza në fjalë është e dashura e tij, ndërsa nuk pranoi që të tregojë më shumë detaje nga lidhja e tyre.
“Ta them shkurt? Kjo është e dashura ime dhe ‘basta’”, tha Kristi.

Kujtojmë që kohët e fundit ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka treguar se gjërat janë aq serioze saqë dyshja kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit.
“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh ish-finalisti i “Big Brother VIP2”
/Shqip.com