Kulturë Kino

Krijuesi i “Squid Game” zbulon detaje të sezonit të dytë

Ilustrim, "Squid Game"

Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka thënë se sezoni i dytë do të ketë një kthesë të errët në skenarin e tij.

Skenaristi dhe regjisori i “hitit” masiv të Netflixit – i cili u shikua nga mbi 142 milionë familje – vendosi se nuk ishte vendi dhe koha e duhur për të diskutuar seriozisht për sezonin e dytë, mirëpo, ka dhënë një pasqyrë, se si mund të jetë sezoni i ri, shkruan DailyMail.

Regjisori i Miss Granny bëri krahasime midis Gi-hun dhe personazheve të tjerë si Front Man – duke marrë shembullin se si në “Star Wars” disa personazhe filluan si të mirë, por më pas u bënë të këqij duke u kthyer në anën e errët të karakterit të tyre.

Ai vazhdoi: “Dhe në të njëjtën kohë, për sa i përket Front Man i cili ishte gjithashtu një fitues i kaluar, por u bë një Front Man, është si personazhi Darth Vader”.

Ndërsa zmadhonte kamerën, ai tha me shaka: “Nëse do të më duhej të isha Front Man, do të isha Front Mani më i frikshëm që do të shihje ndonjëherë”.

“Squid Game”

Park Hae-soo – i cili u luajt nga aktori Cho Sang-woo ose lojtari 218 – entuziazmoi faktin sesi seriali kishte një sukses i tillë ndërkombëtar pavarësisht se ishte “një histori unike koreane”.

Aktori 40-vjeçar tha: “Fakti që ne krijuam një histori unike koreane, me një temë shumë koreane, me të gjithë krijuesit koreanë – ekipin, stafin dhe kastin e mrekullueshëm”.

Fakti që e përgatitëm për një kohë të gjatë dhe ia shfaqëm botës në gjuhën koreane dhe e mbushëm me kulturën koreane, dhe fakti që kjo u pëlqye shumë në mbarë botën, më bënë të ndihem vërtet krenar”.

“Squid Game”

Në serial luajnë gjithashtu: HoYeon Jung, Gong Yoo, Wi Ha-joon dhe Heo Sung-tae.

Që nga publikimi i tij në shtator, “Squid Game” është bërë seriali më i postuar në Twitter në Shtetet e Bashkuara për të gjithë vitin 2021.

Twitter zbuloi se “Squid Game” është në krye të listës vjetore të renditjes së postimeve gjatë vitit 2021.

Seriali trajton temën e 456 lojtarëve, të cilët të gjithë janë në borxhe të thella financiare, dhe rrezikojnë jetën e tyre për të luajtur një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë, me mundësinë për të fituar një çmim prej shumë milionë dollarësh.

Titulli i serialit, i cili u publikua nga Netflix më 17 shtator, vjen nga një lojë koreane për fëmijë me emër të ngjashëm.

“Squid Game” përbëhet nga një sezon me nëntë episode. /Shqip.com