Teknologji

Krijohet çipi me memorie që funksionon si truri i njeriut!

Pajisja përbëhet nga një material i hollë me atome kalkogjenide dhe argjendi.

Kjo risi jo vetëm që anashkalon nevojën për rrymë elektrike në procesin e prodhimit, por gjithashtu mundëson funksionimin me fuqi të ulët.

Pajisja mundëson konsum të ulët të energjisë dhe imiton përpunimin paralel të trurit të njeriut.

Ai njohu me sukses 92 për qind të shifrave në një bazë të dhënash gjatë testimit, shpjegon profesori Min Kyu Young.

Përveç kësaj, pajisja tregoi qëndrueshmëri duke funksionuar në 85 gradë Celsius për dy orë.

Kjo teknologji mund të plotësojë kërkesën për rritje të kapacitetit të memories në gjysmëpërçuesit, veçanërisht në aplikacionet e të dhënave të mëdha.

Mund të përdoret për të krijuar të ashtuquajturat çipa neuromorfikë, të cilët do të jenë gjenerata e ardhshme e gjysmëpërçuesve për sistemet e inteligjencës artificiale.

Në terma afatgjatë, potenciali i këtyre pajisjeve shtrihet në modelimin e sinapseve biologjike në trurin e njeriut falë funksionimit të tyre dhe konsumit të ulët të energjisë.

/Shqip.com