Krijohet çifti i ri në Big Brother
Publikuar:
(13.02.2024 22:46:33)

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri sonte në prime organizuan skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”.
Në rolin e Romeos të Shekspirit ishte aktori Romeo Veshaj, ndërsa të Zhuljetës ishte Heidi Baci.

Të dy prej kohësh kanë shprehur pëlqimin mes njëri-tjetrit, të cilin sot e zyrtarizuan me një puthje në fund të skenës teatrale.
/Shqip.com