Lajme

Kreu i AAK-së thotë se protestat e vitit 1981 dridhen themelet e regjimit serb

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e 11 marsit në vitin 1981.

Ai ka thënë se këto protesta dridhen themelet e regjimit serb.

Haradinaj tha se rinia heroike shqiptare e frymëzuar nga ideali i protestuesve në vitin 1981 do të shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare që solli fitoren dhe çlirimin.

“Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm.  Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë. Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com