Lajme

Kreu i AAK-së kujton heroin Sali Çekaj me bashkëluftëtarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin.

“Heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 25 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Batalioni “Atlantiku”, iu përgjigj kushtrimit për lirinë e atdheut.

“Në këtë ditë, kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Batalionit “Atlantiku”, të cilët iu përgjigën kushtrimit për lirinë e atdheut. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, është shprehur Haradinaj.

/Shqip.com