Lajme

Kremlini: Putini i gatshëm të bisedojë me Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Kremlini ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i gatshëm të bisedojë me zyrtarë ukrainas.

Të premten, nëpërmjet një agjencie të lajmeve të kontrolluar nga shteti rus, u deklarua se Putin është i gatshëm të dërgojë një delegacion të bisedojë me zyrtarët ukrainas rreth “statusit neutral” të shtetit.

Mesazhi erdhi si përgjigje e një mesazhi të mëngjesit të së premtes së Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenskyy, që tha se ai ishte “jo i frikësuar” që të përfshihet në bisedime me Rusinë, nëse do ta ndalonte pushtimin që filloi të mërkurën, raporton Fox News.

“Ne dëgjuam nga Moska sot se ata dëshirojnë të bisedojnë rreth statusit neutral të Ukrainës”, tha Zelenskyy.

“Ne nuk jemi të frikësuar nga Rusia, të bisedojmë me ta, nuk jemi të frikësuar të bisedojmë asgjë, sikur që është garancia e sigurisë për shtetin tonë dhe statusi neutral”.

“Luftimet janë në zhvillim e sipër në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë që të e ndalim gjakderdhjen”, shtoi Zelenskyy.

Rusia sugjeroi se mund ta dërgojë një delegacion në Minsk në Bjellorusi, shtet i cili udhëhiqet nga një aleat i ngushtë i Putinit, presidenti autoritar Alexander Lukashenko.

Rusia nuk është duke pranuar që Ukraina të aplikojë për bashkëngjitjen në aleancën ushtarake të NATO-së pasi konsideron se rrezikohet nga sistemet raketore të cilat do të vendosen në kufi me Rusinë. /Shqip.com