Lajme

Krasniqi zhvillon takime me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me partitë liberale të Holandës e Belgjikës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Krasniqi.

“Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake.Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”, ka shkruar Krasniqi.

Fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i nevojshëm dhe në shërbim të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur më tutje Krasniqi.

/Shqip.com