Krasniqi uron katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës
Publikuar:
(14.12.2022 14:23:53)

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai është shprehur se më 14 dhjetor të 2018-ës, deputetët e Kuvendit të Kosovës i votuan masivisht tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë kompetencat që i meritojnë.
“Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh.
Ushtarëve posaçërisht, por të gjithë Kosovës në përgjithësi, urime Dita e themelimit të Ushtrisë!“, ka shkruar Krasniqi.

/Shqip.com