Krasniqi për punësimin e burrit të ministres të Drejtësisë: Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ,Elbert Krasniqi ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkëngjitur Alban Krasniqi i cili është bashkëshorti i ministres të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministri tha se Alban Krasniqi i është bashkuar ekipit të tij si këshilltar i jashtëm politik dhe se nuk do të paguhet për angazhimin e tij.
“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar ministri Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Alban Krasniqi për shumë vite ka qenë asamblist në Komunën e Malishevës.
Në zgjedhjet e tetorit të 2021-tës, Krasniqi ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Krasniqi kishte arritur t’i marrë vetëm 15,04 për qind të votave./Shqip.com