Lajme

Krasniqi: Me apo pa grevë kërkesat e mësimdhënësve duhet të plotësohen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve me ose pa grevë duhet të adresohen edhe plotësohen sa më shpejt.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se përtej propagandës, mësimdhënësit mbesin njëra ndër kategoritë  me të respektuar të shoqërisë.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se ndjehet i lumtur që fëmijët do të kthehen në shkollë por është i shqetësuar për modelin e Qeverisë që sipas tij tashmë po instalohet.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”.

Nesër fillon procesi mësimor, ministria ka një kërkesë – SHQIP.com

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Kjo pasi SBASHKU-u tashmë ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

“MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK”, thuhet në njoftim.

MAShTI ka bërë të ditur se do të formojë grupin punues për Kalendarin e vitit shkollor.

“Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor”.

Tutje nga Ministria e Arsimit kanë ftuar për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës.

Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla./SHQIP.com