Lajme

Krasniqi krition qeverinë dhe sindikatat: Na keni fut në sandwich

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në foltoren e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i ashpër ndaj qeverisë dhe sindikatave për mos arritjen e marrëveshjes për ndërprerje të grevës.

Krasniqi para deputetëve në kuvend tha se prindërit kanë mbetur në udhëkryq për shkak të sipas tij, kokërfortësisë të qeverisë dhe sindikatave.

“Sot prindërit janë duke menduar si ta organizojnë ditën nesër,sepse nuk kanë ku ti lëjnë fëmijët. Përmbi 320 mijë fëmijë janë jashtë klasave për shkak të kokëfortësisë të qeverisë, sindikatave poashtu. Na kanë shti në sandwich, një popull na kanë shti në sandwich njërën anë qeveria në tjetrën sindikata. Humbësit këtu janë vetëm nxënësit”, tha ai.

Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet për grevën në arsim.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com