Krasniqi komenton urimin që e mori nga Albin Kurti
Publikuar:
(07.07.2021 22:08:10)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar urimin që i erdhi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur Krasniqi mori timonin e PDK-së.
Këtë veprim të Kurtit, Krasniqi e quajti parimor e human, përcjell Insajderi.
Në urim, Kurti i ofroi kryetarit të PDK-së, bashkëpunim në çështje nacionale.
“Për sa i përket bashkëpunimit për interesin kombëtar e ka treguar vetën. Por, qëndrimet tona për çështje të caktuara do ti shfaqim në kuvend e jashtë kuvendit”, ka thënë Krasniqi.
Memli Krasniqi, në Rubikon, ka folur edhe për çështje të tjera.
Për Vlora Çitakun, tha se e ka “krahun e djathtë”, por nuk e çeki pozitën që do ta ketë kjo e fundit. /Shqip.com