Krasniqi dhe Hamza diskutuan me ambasadorin Hargreaves për zhvillimet politike dhe zgjedhjet
Publikuar:
(02.09.2024 17:11:11)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se bashkë me kandidatin për kryeministër të kësaj parite, Bedri Hamza kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.
“Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë”, ka thënë Krasniqi.
/Shqip.com