Lajme

Krasniqi: Çitaku është ndër shtyllat kryesore të PDK-së në vizionin tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Vlora Çitaku është një nga shtyllat kryesore të vizionit të PDK-së.

Ai shtoi se me Çitakun njihet para se të hy në politikë dhe që rrugëtimin politik e kanë pasur të përafërt.

“Përveç që ne njihemi shumë para angazhimit tonë politik, edhe fakti që kemi edhe respekt të ndërsjell të jashtëzakonshëm, ne kemi rrugëtuar politikisht bashkë për shumë vite dhe kemi pasur fati të marrim përgjegjësi institucionale pothuajse në kohën e njëjtë”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai u votua nga pjesa dërmuese e delegatëve që përbëjnë këtë parti.

Krasniqi është kryetari i tretë i PDK-së, pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Kjo parti politike është në opozitë dhe në konventë u theksua se “do të rikthehen në qeveri”. /Shqip.com