Krasniqi: Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar.
Krasniqi tha se kjo betejë ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës.
Ai theksoi se Kosharja, është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares”, tha Krasniqi.
Më 9 prill, u zhvillua operacioni “Shigjeta” nën udhëheqjen e Agim Ramadanit- Katana.
Në këtë betejë u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.
Postimi i plotë:
24 vite qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, i dhanë fund ndarjes së kombit shqiptar, duke thyer kufirin Kosovë – Shqipëri.
Kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së – Betejës së Koshares, e cila forcoi shpresën dhe ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës.
Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares!
/Shqip.com