Lajme

Krasniqi: Albin Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Albin Kurti

Albin Kurti dhe Memli Krasniqi.

“Albin Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Albin Kurti”.

Kështu ka thënë Memli Krasniqi, të enjten, duke shtuar se Partia Demokratike e Kosovës dëshiron stabilitet politik.

Kjo pasi sipas kryetarit të PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën në Kuvend.

“Rastet e tjera ku është votuar mosbesimi i Qeverisë kanë pasur kontekste të ndryshme. Parimisht, sipas bindjeve të mia personale apo politike, Kosova ka nevojë të ketë stabilitet institucional që nënkupton, shpresoj, një herë e përgjithmonë me fillu me mandate të rregullta që s’kemi pas asnjëherë”, ka thënë Krasniqi në KTV.

Po ashtu, Krasniqi ka folur edhe për dallimet ideologjike që PDK i ka me Lëvizjen Vetëvendosje.

Thotë se këto dallime janë të thella – e që e pamundësojnë mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në të ardhmen.

PDK-VV

“Ne kemi shumë dallime me Vetëvendosjen. Problemi themelore përtej konceptit të vijës së kuqe është se kemi dallime të mëdha. Unë në kuptimin ideologjik dalloj shumë prej Kurtit, nuk ia cenoj të drejtën e tij për të qenë aq i majtë”, pohoi Krasniqi.

“Unë jam shumë larg prej qëndrimeve të tij dhe nuk e shoh si të mundshme një bashkëdyzim për një efikasitet qeverisës”, vazhdoi ai.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 nëntorit arriti t’i fitonte tetë komuna.

Në këto komuna përfshihet edhe Prizreni.

Pikërisht, Memli Krasniqi në Prizren teksa po festonte fitoren e PDK-së tha të dielën se “populli ia kthehu shpinën Albin Kurtit”. /Shqip.com