Sport Shqiptar

Krahasimi interesant, De Bruyne si Nënë Tereza

Ish-futbollisti shqiptar, Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”. I pyetur mbi Botërorin, Ruci kishte një parashikim interesant sa i përket finales së Botërorit. “Fundi i Messit ka nisur që prej 1 viti. Në Argjentinë nuk duan ta besojnë ende këtë. Kampion bote nuk të nxjerr individi, por grupi. Mendoj se Messi do të dalë edhe këtë herë pa asnjë Kupë Bote. Argjentina ka pasur individë, nuk pa asnjëherë grup”, ka thënë Ruci.

“Mendoj se Botërori në dimër favorizon shumë Anglinë. Më parë, ata e kishin mendjen te plazhi, tani jo. Unë zakonisht lidhem me një lojtar, jo me një ekip. Këtë herë jam i lidhur me Kevin De Bruyne, ky lojtar më pëlqen shumë, duket si një futbollist robot. Më duket si Nënë Tereza e shqiptarëve se vetëm shërben në zonë. Në finale shoh Belgjikën me Anglinë”, ka shtuar ish-futbollisti shqiptar.

/Shqip.com