Lajme

KQZ tregon për numrin e votuesve deri në ora 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

 Deri në ora 11:00 në Kosovë kanë votuar 7,75 për qind e qytetarëve.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Është kumtuar që 19 mijë e 545 qytetarë kanë votuar deri në këtë kohë nga 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë sot.

Në Kosovë do të votojnë qytetarët e 21 komunave të cilat shkuan në balotazh

Vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00. /Shqip.com