KQZ-ja cakton afatet për zgjedhjet në katër komunat veriore
Publikuar:
(08.02.2023 14:34:45)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është marrë vendim për caktimin e afateve dhe aktiviteteve lidhur me procesin zgjedhor që pritet të mbahet në katër komunat me shumicë serbe.

Aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor priten të nisin me 9 mars ku edhe nis konfirmimi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar gjatë dhjetorit të vitit 2022.
Periudha e regjistrimit të votuesve nis nga data 22 mars.
Zgjedhjet në katër komunat u shtyn për 23 prill pas trazirave të krijuara në veri të vendit.
/Shqip.com