KQZ do të hetojë 10 për qind të vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se do të hetojë 10 për qind të vendvotimeve në çdo komunë për sa i përket zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kështu deklaroi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton Shqip.com
Elezi potencoi se në total janë 255 vendvotime që do të hetohen të cilat që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishtme
Sipas tij, gjatë pranimit të këtyre vendvotimeve nuk është vërejtur ndonjë parregullësi, por hetimi i tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë.

“Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimti ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezulatit të Kandidatëve”.
“Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve”, u shpreh Elezi.
Tutje bëri të ditur se sipas procedurës, nëse nga hetimi rezulton se ka ndryshime dhe votat nuk janë bartur në mënyrë të saktë, atëherë pas vendimit të KQZ-së do të hapet kutia e votimit për ta saktësuar gjendjen.
Kujtojmë se Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka dërguar në rivotim Hanin e Elezit.
Ndërsa, nuk e ka pranuar ankesën e Bekim Jasharit i cili ka pretenduar “manipulim të zgjedhjeve” në Skenderaj. /Shqip.com