KQZ certifikon sot partitë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Publikuar:
(28.08.2021 11:10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje për të certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjellë Shqip.com.
Mbledhja pritet që të fillojë në orën 13:00, teksa në rend dite për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare.
Deri më tash, KQZ-ja ka certifikuar 48 subjekte politike me 552 kandidatë, kurse ka vendosur që mos të certifikojë dy kandidatë të pavarur për shkak të mospërshtatshmërisë së tyre me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale pritet që të jetë mbi pesë mijë. /Shqip.com