Lajme

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale

Votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 38 Kuvendet Komunale, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, KQZ bëri të ditur se përmes certfikimit të këtyre rezultateve, është përmbyllur procesi i zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021. Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.

Rezultatet e kandidatëve që kanë arritur të bëhen asamblistë në Kuvende Komunale janë publikuar në këtë link.

Ndryshe, më 17 tetor janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku në 17 komuna janë zgjedhur kryetarët e rinj në raundin e parë.

Ndërkaq, të dielën më 15 nëntor është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna./SHQIP.com