Kosovës i vjen mbështetje nga Britania
Publikuar:
(26.05.2023 22:12:16)

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentit të Britanisë së Madhe Alicia Kearns, ka folur rreth zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.
Ajo i doli në mbështetje kryetarëve të zgjedhur, madje duke i kritikuar deklarimet e faktorit ndërkombëtar.
Kearns tha se militantët e armatosur serbë vazhdojnë që ta minojnë stabilitetin e Kosovës.
“Aktorët ndërkombëtarë duhet të ndalojnë para se të sulmojnë zyrtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike që marrin zyrat e tyre në veri të Kosovës. Jo më pak kur ata qëndrojnë të heshtur dhe nuk arrijnë të thërrasin militantët e mbështetur dhe të armatosur serb, të cilët vazhdojnë të minojnë stabilitetin në veri të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
/Shqip.com