Sport Shqiptar

Kosovë-Spanjë, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Spanjë, që do zhvillohet me fillim nga ora 20-45.

Bernard Challandes ka vendosur që të startojë me rreshtim 4-4-2, që tregon se loja do jetë e fokusuar në repartin defanziv, transmeton Shqip.com.

Në portë është Aro Muric, në qendër të mbrojtjes Fazliji dhe Rrahamni, në krahun e djathtë Vojvoda, kurse në krahun e majtë Hadërgjonaj.

Në mesfushë në kanë startuar si tandem, Loshaj dhe Dresevic, kurse më të avancuar janë Rashani dhe Bytyqi.

Në sulm, përkundër shumë kritikave që pati në ndeshjen kundër Greqisë, nga minuta e parë do luajë Milot Rashica i cili bashkëpuntor do e ketë Vedat Muriqin.

Formacioni i Kosovës i paraqitur në mënyrë grafike

Në anën tjetër, selektori spanjoll Luis Enrique ka vendosur që të mos largohet nga formacioni 4-3-3.

Në portë ka startuar Unai Simeon, në qendër të mbrojtjes dyshja Laporte-Martinez, në krahun e majtë është Reguilon, kurse në krahun e djathtë është Llorente.

Në mesfushë kanë startuar, Busqutes, Koke dhe Soler, ndërsa në repartin e sulmit janë Fornals, Torres dhe Morata.

Formacioni zyrtar i Spanjës

Aktualisht, Kosova gjendet në pozitën e tretë të Grupit B me katër pikë, kurse Spanja është lidere me dhjetë pikë, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se “Dardanët../Shqip.com