Lajme

Kosovarët që shpëtuan hebrenjtë, Hovenier: Humanizmi i tyre të na frymëzojë

Sot në Prishtinë është inauguruar “Muri i Nderit” që përkujton dhe nderon me emra kosovarët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Sot në Prishtinë është inauguruar “Muri i Nderit” që përkujton dhe nderon me emra kosovarët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Sot në Prishtinë është inauguruar “Muri i Nderit” që përkujton dhe nderon me emra kosovarët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoni, ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e Murit të Nderit në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që u strehuan fqinjëve të tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Humanizmi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku aktet  çnjerëzore të së kaluarës kujtohen dhe nuk lejohen të përsëritet kurrë. Kurrë nuk harrojmë”, ka shkruar diplomati amerikan.

/Shqip.com